Kylie Jenner dhe Travis Scott kalojnë Pashkën më të bukur për shkak të… vajzës Stormi
Kylie Jenner dhe Travis Scott po i kalojnë Pashkët së bashku me vajzën e tyre Stormi. Çifti ishte në shtëpinë e nënës së Kylie, Kris Jenner, për t’u bashkuar me anëtarët e tjerë të familjes.
Të pranishmit e tjerë ishin, Jordyn Woods dhe nëna e saj Elizabeth, Kourtney dhe Kim Kardashian me fëmijët e tyre.
Lule, ëmbëlsira dhe shumë dashuri për më të vegjëlit e familjes. Ndër ta edhe vajza bukuroshe, Stormi e cila është shndërruar në fëmijët më të komentuar në media edhe pse është vetëm 2 muajshe.
Kylie ka publikuar foto dhe videon me vajzën e saj dhe të dashurin, Travis, ku ata duken të lumtur së bashku me Stormi-n e vogël , të qeshur dhe të ëmbël.