Beatrix Ramosaj “tremb” mamanë e saj me gënjeshtën për 1 prill
Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor. Por Beatrix është gjithashtu një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, dhe shpesh ndan me fansat foto të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka treguar edhe gënjeshtrën që i ka bërë nënës së saj për 1 prill. Beatrix i ka dërguar nënës së saj në ‘Whats Up’ një fotografi, ku shfaq aparatin matës të CTG-së, duke konfirmuar në këtë mënyrë “shtatzëninë” e saj.
Një gjë e tillë e ka shokuar menjëherë mamanë e saj, Antigonën, e cila ka tentuar që menjëherë ta thërrasë dhe të kontaktojë me të bijën.
Në fund të bisedës, Beatrix i tregon se ishte e gjitha një shaka e 1 prillit, të cilën mesa duket nëna e saj do ta mbajë mend gjatë.