Lajme

02 April 2018

Menduan se Varrosi i kishte dedikuar këngë Oriola Marashit, por bëhej fjalë për një tjetër reper

Janë pjesë e të njëjtit grup dhe jo pak herë është folur se kanë më shumë sesa thjeshtë miqësi me njëri-tjetrin.

Oriola dhe Varrosi e kanë shfaqur shpesh nëpërmjet postimeve të përbashkëta dhe komenteve se kanë një lidhje të ngushtë: miqësore apo më shumë kjo nuk dihet. Por dyshimet u përforcuan edhe më shumë pas një postimi të bërë nga Oriola në Instastorie ku tregonte zërin e një reperi që këndonte: Fytyrën e bukur dhe belin e hollë, e thirri Oriola Marashi”.
Kaq mjaftoi dhe të gjithë ishin të bindur se personi që i këndonte modeles, ishte Varrosi por u gabuan.

Ai është një tjetër reper që mban epitetin Grido dhe e ka pranuar vetë se është ai që i ka kënduar Oriolës. Bëhet fjalë për këngën “Designer” ku reperi i ri e përmend modelen e njohur shqiptare.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com