Lajme

03 April 2018

Channing Tatum dhe Jenna Dewan i japin fund lidhjes së tyre pas 9 vitesh martesë

Channing Tatum ka konfirmuar se është ndarë nga bashkëshortja e tij, Jenna Dewan pas nëntë vitesh martesë.

“Ne kemi zgjedhur që të ndahemi në mënyrë të qetë si çift. Ne kemi rënë aq thellë në dashuri shumë vite më parë dhe kemi pasur një rrugëtim magjik së bashku. Absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar për atë se sa e duam njëri tjetrin, por dashuria është një aventurë e bukur që tani për tani po na çon në rrugë të ndryshme”, shkruhet në postimin e tyre.

Dyshja u takuan në vitin 2006 gjatë xhirimeve të filmit “Step Up” dhe u dashuruan në setin e filmit, u martuan në vitin 2009 dhe kanë një fëmijë, Everly, katër vjeçare.

Romanca e tyre në setin e filmit i ka bërë adhuruesit t’i duan më shumë, por Jenna më parë ka zbuluar se romanca e tyre jashtë ekraneve ishte më e vështirë.

Un post condiviso da Jenna Dewan Tatum (@jennadewan) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com