Lajme

03 April 2018

Detajet që tregojnë se pallati mbretëror po “modernizon” rregullat e tij për Meghan Markle

Dasma mbretërore është kryefjala e mediave rozë. Meghan Marke ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen e mundshme por duket se diçka e vogël nga historia e saj është rikthyer sërish. Bëhet fjalë për martesën paraprake me Trevor Engelson, marrëdhënia që u finalizua me divorc pak vite më parë.

Ndonëse kjo mendohej të ishte pengesa kryesore e aktores dhe Princ Harry-t për t’u pranuar si çift nga Mbretëresha, duket se diçka e tillë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por Kensington Palace ka shprehur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë faktin se nuk e kanë problem diçka të tillë

Këtë e dëshmon një nga detajet bashkangjitur ftesës së dasmës. Në të shkruhet:‘Ms. Meghan Markle’, në dallim nga Kate Middleton, e cila e kishte të shkruar: ‘Miss Catherine Middleton’.

Sipas ‘rregullave’ angleze, ‘Miss’ është titull që nuset marrin kur martohen për herë të parë. Nëse bëhet fjalë për martesë të dytë, përdoret ‘Mrs.’ Ose ‘Ms.’ Një detaj i tillë është parë nga ekspertët si modernizim i pallatit mbretëror, të cilët kanë qenë gjithmonë shumë kritikë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com