Kritikohet nga fansat sepse nuk e uroi bashkëshorten e tij për ditëlindje por William Levy ka diçka për të thënë….
Elizabeth Gutiérrez, bashkëshortja e aktorit të njohur, William Levy, ka festuar 39-vjetorin e lindjes në një festë, e cila ka mbledhur më Miami të gjithë miqtë e afërt të dy aktorëve. Të pranishmit, nga videot e postuara nga fansat e aktorëve, shiheshin duke kënduar e kërcyer nën drita e fishekzjarre shumëngjyrëshe duke bërë që kjo të konsiderohej si një “festë e çmendur”.
Festa që zgjati deri ne orët e para të mëngjesit, në fakt, nga çifti nuk u pasqyrua në Instagram. Madje, të dy postuan vetëm një foto si për të ndarë një moment nga kjo kohë e bukur e jetës së tyre.
Por fansat, pas fotos që William postoi me partneren në Instagramin e tij, iu kthyen duke e akuzuar se pse ai nuk shkroi një urim për nënën e dy fëmijëve të tij, por e la aq të thatë postimin me vetëm një foto.
Por nuk kaloi shumë kohë sepse ishte vetë aktori që u ktheu një përgjigje të gjithëve pas këtyre komenteve: “Të gjithë ata që presin t’i bëj një urim bashkëshortes sime e t’ia them ato që kam për të thënë në Instagram, po ju them se e keni gabim. Ato që dua t’ia them, ia them personalisht, sepse dhe ne kemi jetë private. Qëllimi i kësaj fotoje ishte të ndanim diçka të bukur me ndjekësit tanë, por jeta jonë nuk është reality show. Zoti ju bekoftë”, ishte postimi i tij.