Pas trëndafilave dhe dedikimit plot dashuri Majk vendos të fejohet?
Reperi Majk është mjaft i komentuar për jetën e tij private. Pas lidhjes dhe ndarjes me Majlinda Zekën, lindjen e djalit të tyre Roan, ai tashmë është në një lidhje të re me Melita Nushin. Konfirmimin e lidhjes e ka bërë në një mënyrë shumë të bukur duke ndalur koncertin që ishte duke realizuar në Tiranë dhe duke i dhuruar lule dhe një dedikim plot dashuri të dashurës së tij. Por duket se nuk mbaron me kaq pasi burime pranë çiftit kanë konfirmuar se ata së shpejti do të fejohen.