Lajme

03 April 2018

Jay Z tregon vlerësimin për Snoop Dogg dhe Eminem në intervistën me Letterman

Jay Z ka folur për artin e të bërit rap në intervistën e fundit për David Letterman.

Ai ka folur hapur për atë se çka e bën një reper të madh në intervistën e Letterman, “My Next Guest Needs No Introduction” në Netflix.
“Mund të kesh zë të mirë dhe të thuash çka do. Mendoj se Snoop Dogg ka një zë të mrekullueshëm. Ai mund të thotë “një dy tri dhe deri në katër”, e unë çmendem se sa mirë tingëllon”, thotë Jay Z.
“Mund të jesh edhe dikush si Eminemi që është legjendë në muzikë”, u shpreh Jay duke marrë shembull projektin “The Way I Am”.
Dhe, duke folur në përgjithësi, reperi thotë se ka disa mënyra për të qenë i madh.

Intervista fokusohet më shumë se sa vetëm në hip hop.Ata kanë diskutuar edhe për familjen e Jay Z, autenticitetin, presidenin Trump, Kanye West dhe Beyoncen.

Episodi i Jay Z në Netflix transmetohet më 7 prill.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com