Rikthehet në ekran prezantuesja e njohur
Ndonëse aktualisht nuk e shohim në asnjë projekt, ajo ka plot 20 vite që shfaqet në ekran.
Gjatë një interviste për emisionin ‘Thumb’, Rudina Xhunga ka rrëfyer se është lodhur nga emisionet në një studio me 4 të ftuar që zihen me njëri-tjetrin dhe mendon se tashmë në karrierën e saj ka ardhur koha të bëjë ndryshime.
“Kur thua: Obobo çdo bëj të hënën”,- kjo është gjëja që unë nuk e bëjë dot më. Të jem në një studio, të marr 4 veta dhe të them hë zihuni tani.. Ti mund ta përdorësh për të marrë rrogën por për asgjë më shumë dhe uroj që emisioneve të tilla t’u vijë fundi shumë shpejt. E para gjë që do të bëj tani është që do shkruaj për kohën që kam kaluar në televizion. Është viti i 20 në televizion, do të shkruaj për karrierën. Të gjithë bëjnë një party, unë do bëj një libër kontribues. Në shtator do filloj me një emision timin. Nga shtatori nis një projekt të ri dhe nuk do të marr më rrogë nga një televizion.
Projekti ka të bëjë me fjalën.”,- është shprehur Rudina, duke na bërë të ditur se shumë shpejt do të rikthehet.