Një klip “i nxehtë” që do mbahet mend paralajmërohet nga Ronela Hajati
Ronela Hajati përmes disa fotografive të postuara në rrjetin social Instagram ka treguar se këtë muaj do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor me titull “Maje men”.
Këngëtarja do të sjellë një klip të veçantë, ku shfaqet e veshur si një personazh përrallash, teksa duket edhe mjaft provokuese.
Në një prej fotografive ajo shfaqet pranë një modeli të zhveshur, duke lënë të nënkuptohet se klipi i ri do të përmbajë skena “të nxehta”.