Iggy Azalea tregon për miqtë që i qëndruan pranë kur ajo vuante nga depresioni
Ylli i muzikës, Iggy Azalea, ka folur hapur për kohën kur miqtë e saj më të mirë e ndihmuan të tejkalonte problemet mendore.
Për “Billboard” 27 vjeçarja tha se ajo kurrë nuk ka pasur përkrahjen dhe biseda të sinqerata me njerëz profesionistë, por ka gjetur një mbështetje të madhe nga miqtë dhe familjarët e saj. Iggy, ka vlerësuar Demi Lovaton si një përkrahje të fortë.
“Nëse jam e sinqertë, njerëzit e vetëm që ishin aty për të më ndihmuar ishin Quavo, kesha dhe Demi. Të gjithë të tjerë janë sjellë thua se unë nuk ekzistoj”, është shprehur Iggy.
Artistja australiane pritet të kthehet në skenën muzikore me lansimin e albumit të saj të dytë, “Surviving the Summer”.