Dren Abazi paralajmëron këngën e re, pjesë e saj edhe Evi Reci
Këngëtari i njohur Dren Abazi pritet që së shpejti të publikojë projektin e tij më të ri muzikor. Kënga e titulluar “Deja Vu”, është pjesë e albumit të tij më të fundit.
Kjo këngë do të publikohet edhe me videoklip, pjesë e së cilës do të jetë edhe këngëtarja Evi Reçi.
Klipi është xhiruar në rrugët e Firenzes, dhe do ta sjell këngëtaren në një performancë interesante në stilin dramë dhe nostalgji. Ana vizuale e këtij projekti të veçantë i është besuar produksionit PinkMoon.