Jenna Fischer del në studion e Jimmy Kimmel me peshqir dhe xhinse
Jenna Fischer para se të futej në studion e Jimmy Kimmel pati një problem me veshjen që kishte përzgjedhur. Ajo do të paraqitej aty për të promovuar projektin e saj më të ri, mirëpo jo çdo gjë shkoi ashtu siç duhet. Fustani i saj ishte grisur dhe aktorja është detyruar të dalë në studio me një palë xhinse dhe vetëm një peshqir.
“Pra kjo është veshja ime. Prita shumë për t’u bërë gati dhe m’u prish zinxhiri, më zuri paniku. Megjithatë shfaqja duhet të vazhdojë”,është shprehur Jenna. Gjithsesi, fansat e kanë mbështetur dhe nuk patën asnjë koment negativ për këtë gjë.