Lajme

04 April 2018

Adele “kurorëzon” martesën homoseksuale të shokut të saj

Këngëtarja britanike, Adele ka zbuluar një prej ditëve të saj më të bukura. Shoku i saj më i mirë, është martuar me partnerin e tij. E veçanta e dasmës ishte fakti se personi, i cili i kurorëzoi ka qenë pikërisht Adele, e cila ka luajtur rolin e “priftit” në martesën e tyre. Një rol të cilin dy miqtë e saj ia kishin rezervuar vetëm asaj.

Ajo madje nuk ka qenë vetëm në rolin e priftit, por ka qenë personi i cili ka organizuar dhe udhëhequr të gjithë ceremoninë dhe festimet e dasmës. Gjithashtu, nuk kishte si të mos këndonte këngën e kërcimit të tyre të parë si çift.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com