U përfolën për një krizë në martesë, rikthehen më të dashuruar se kurrë
Megan Fox dhe Brian Austin Green lidhën kurorë në Maui, Hawaii, në Resortin “Four Seasons” në qershor të vitit 2010.
Pas tetë vitesh dhe tre fëmijëve së bashku, duket se romanca e çiftit nuk është shuar.
Bukuroshja 31-vjeçare dhe aktori 44-vjeçar janë fotografuar më të dashuruar e më në formë se kurrë , teksa janë rikthyer në rërën e “Kailua-Kona”. Ata janë fotografuar nga paparacët teksa kanë qenë duke bërë një shëtitje buzëdeti duke qeshur e duke shkëmbyer puthje e përqafime.
Megan dhe Brian janë prindër të tre djemve: Noah Shannon, 5-vjeç; Bodhi Ransom, 4-vjeç; dhe Journey River, 19 muajsh.