Jennifer Aniston tregon sekretin e saj të bukurisë…. nuk është e lehtë për ta realizuar
Jennifer Aniston pavarësisht kalimit të viteve mbetet një nga biondet më të bukura në Hollywood. Duket se mosha nuk ka ndikuar aspak në paraqitjen e aktores, edhe pse duhet theksuar se ajo kujdeset shumë për veten.
Jennifer nuk ka patur frikë të zbulojë sekretin e saj të formave ideale. Ajo zgjohet në 4.30 të mëngjesit. Fillimisht, konsumon një sasi të konsiderueshme uji të ngrohtë me limon. Më pas, kujdeset të lajë fytyrën me ujë dhe sapun dhe të meditojë për 20 minuta.
Mëngjesi konsiston në një përzierje të lëngshme proteinash me përmbajtje kolagjeni, për të ruajtur freskinë. Menjëherë pas kësaj, Aniston drejtohet tek trajneri personal, për të realizuar 30 minuta stërvitje, 40 minuta joga dhe pas kësaj, i drejtohet palestrës.