Sofia Jamora e preferuara e kompanive për reklamimin e të brendshmeve
Modelja e njohur amerikane, Sofia Jamora, po merr gjithmonë e më tepër “fronin e lideres” për reklamimin e të brendshmeve. 20-vjeçarja me format e saj mjaft joshëse, është e preferuara e kompanive që prodhojnë të brendshme.
Sipas të dhënave të publikuara për vitin 2017, Sofia ka realizuar më shumë kontrata se çdo modele tjetër, që operon në këtë treg. Fama e saj ka ecur paralelisht edhe në rrjetet sociale, ku Sofia numëron më tepër se 1.7 milionë ndjekës.