Telashe për Britney Spears dhe Will I Am, bashkëpunimi i tyre solli dëme të mëdha financiare
Hiti i njohur “Scream and Shout” i Britney Spears dhe Will I Am, është cilësuar si një nga këngët më të dëgjuara dhe të sukseshsme të saj. Që prej vitit 2012, me publikimin e këngës të dy këngëtarët janë hedhur në gjyq nga Tulisa Contostavlos, e cila mendohet të jetë autore e këtij hiti. Ajo ka vepruar në këtë mënyrë duke i paditur të dy këngëtarët pasi ata nuk e kanë njohur si autoren e hitit, por e kanë lënë atë në harresë.
Pas shumë kohësh gjykata mori vendimin në mbështetje të saj, duke bërë që Britney Spears dhe Will I Am të humbin gjyqin dhe të drejtën e autorësisë të këngës. Dëmet financiare të këtyre 5 viteve janë të mëdha për të dy artistët, pasi të gjitha llogaritë kanë qenë të ngrira që prej publikimit të hitit.