Kendall dhe Kylie në telashe, përfundojnë në gjykatë
Dy motrat e njohura Kendall dhe Kylie lançuan vitin e kaluar një linjë të re bluzash, tek të cilat kishin stampuar portretet e tyre. Por këto portrete të tyre ishin stampuar mbi ato të Notorious B.I.G dhe të Tupac Shakur. Kjo është konsideruar si ofenduese nga shumë persona, të cilët kanë argumentuar se dy vajzat nuk mund të krahasohen me dy këngëtarët e akoma më keq, të stampojnë portretet e tyre mbi ta.
Për këtë çështje u bë edhe një padi në gjykatë. Linja e bluzave u tërhoq menëjherë nga tregu, por avokatët e dy familjeve të këngëtarëve, nuk u mjaftuan me kaq. Në fund të këtij muaji, pritet të merret vendimi nga gjykata, nëse motrat Jenner do të paguajnë një dëmshpërblim ndaj tyre apo jo.