Lajme

06 April 2018

Kylie Jenner publikon buzëkuqin e ri me ngjyrë “ushtarake”, fansat e konsiderojnë të shëmtuar

Ditën e djeshme, Kylie Jenner ka njoftuar se koleksionit të saj buzëkuqeve i janë shtuar edhe katër ngjyra të reja. Kylie ka publikuar një prej tyre dhe bëhet fjalë për një ngjyrë që shumë e kanë cilësuar si ushtarake dhe që vetë Jenner ka vendosur ta quajë “Ironic”.

Pas publikimit të videove dhe fotove ku fansat njihen me ngjyrën, të shumtë kanë qënë komentuesit që e kanë cilësuar atë si një ngjyrë shumë të shëmtuar për të lyer buzët, madje ka pasur nga ata që e kanë krahasuar me mykyn, supën me bizele apo edhe me pelenën e Stormit, duke qenë se Kylie është shprehur se ky koleksion i dedikohet vajzës së saj të sapoardhur në jetë.

Ndoshta ashtu si ka ndodhur dhe më herët, vajzat do të jenë disi dyshuese por pasi një ditë të shohin Kylien, Kim, Kendall dhe mikeshat tyre modele me buzë të tilla do ndryshojnë mendje dhe kjo ngjyrë “e shëmtuar” do shndërrohet në trend.

IRONIC #APRIL10

Un post condiviso da Kylie Cosmetics (@kyliecosmetics) in data:

IRONIC ? #April10 KylieCosmetics.com

Un post condiviso da Kylie Cosmetics (@kyliecosmetics) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com