Miriam Cani pendohet për vendimin e marrë 7 vite më parë për Ylli Limanin
Skena e “The Voice of Albania” ka qenë starti për një pjesë të mire të këngëtarëve të suksesshëm në ditët e sotme. Një prej tyre është edhe Ylli Limani i cili është zbuluar pikërisht në këtë talent show.
Anëtare jurie në edicionin e 7- viteve më parë ka qenë edhe këngëtarja Miriam Cani e cila duket se nuk e ka shtypur butonin dhe nuk është kthyer kur ka konkuruar Ylli, fakt për të cilin ndihet e penduar.
Këtë deklaratë Miriami e ka bërë live në spektaklin e mbrëmshëm “The Voice Kids” pasi Ylli performoi disa nga hitet e tij muzikore.
“Jo nuk e kam shtypur fare butonin për Yllin, por kjo nuk është fare e rëndësishme përpara rrugës së suksesit që ai ka pasur pas konkurimit në këtë spektakël”,është shprehur Miriami.