Kate Hudson përmes një video konfirmon shtatzëninë dhe gjininë e fëmijës
Shtatzënia është një lajm i bukur dhe personazhet e famshëm sado që përpiqen ta mbajnë sekret vjen një moment kur duan që lumturinë e tyre ta ndajnë edhe me fansat.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me aktoren e famshme Kate Hudson, e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram lajmin se është shtatzënë dhe do të bëhet nënë për herë të tretë.
Aktorja ka dy djem Ryder 14 vjeç me ish bashkëshortin Chris Robinson dhe Bingham 6 vjeç me ish të fejuarin Matt Bellamy. Ajo tani është e lidhur prej një viti me Danny Fujikawa, me të cilin është shtatzënë në pritje të një vajze.
Aktorja lajmin e shtatzënisë e ka dhënë nëpërmjet një video-je, ku shihet çifti dhe dy djemtë e Kate, të cilët mbajnë në dorë tullumbace të mëdha, nga ku dalin tullumbace të vogla ngjyrë rozë, të cilat tregojnë edhe gjininë e bebit.