Jay Z habit me deklaratën e tij: “Kanye West është vëllai im i vogël dhe ne do mbetemi vëllezër përgjithmonë”
Jay Z u kthye në qendër të vëmendjes për sekretet e shumta që ai zbuloi në shfaqjen e David Letterman. Pas rrëfimeve që bëri për jetën private, ai ka folur edhe për marrëdhënien që ka me një prej këngëtarëve më të njohur, Kanye West. Marrëdhënia e tyre është diskutuar shumë nëpër media dhe është spekuluar gjatë se ata nuk flisnin më me njëri-tjetrin.
Por Jay Z ka treguar të kundërtën, pasi u pyet nga Letterman për këtë marrëdhënie ai u shpreh: “Ai është vëllai im. Ne jemi më shumë se shokë, Kanye është vëllai im i vogël dhe mes vëllezërish gjëra ndodhin, por ne do të mbetemi vëllezër përgjithmonë” .