Kur ditëlindja e Jonida Maliqit nuk zgjat vetëm një ditë…
Para pak ditësh Jonida Maliqi festoi 35-vjetorin e saj të lindjes. Atë ditë Jonida ishte mjaft e rezervuar me postimin e fotove sespe u mjaftua me një imazh të thjeshtë tabele, ku shihej numri 35. Por duket se gjithçka ka qënë e rezervuar për më vonë, pasi ka zgjedhur një datë speciale për organizimin e një feste me mikeshat dhe të afërmet e saj.
Pikërisht nën atmosferën e festës së Pashkëve, mikeshat e ngushta të këngëtares janë mbledhur së bashku në një nga lokalet në zonat e frekuentuara të kryeqytetit. Artiste si Alma Bekteshi e
Rovena Dilo ishin vetëm dy nga të ftuarat e Jonidës, ashtu sikurse nuk kanë munguar emra si Romina Ferra apo Lori Hoxha, e cila ka postuar edhe një foto nga eventi.
Jonida ka zgjedhur që ka preferuar më tepër në këtë sezon pikërisht jeshilen dhe duket shumë atraktive.