Landi Hysi shumë shpejt do të bëhet baba?
Landi Hysi është një ndër ata këngëtarë i cili kur bëhet fjalë për jetën e tij private është mjaft i rezervuar. Ai gjithmonë ka preferuar të flasë për projektet profesionale, por asnjëherë për jetën private dhe për lidhjen e tij të dashurisë, të cilën ka ditur si ta mbajë larg vëmendjes së medias.
Por së fundmi Landi për emisionin “Thumb”, pyetur nëse ka në plan ndonjë fëmijë, është përgjigjur se këto janë punët e Zotit dhe duke qeshur ka shtuar: “Le të themi për herë të parë që Landi shumë shpejt do të bëhet baba”.