Lajme

09 April 2018

Arilena Ara vazhdon të ngjitë shkallët e suksesit

Edhe pse ende nuk është publikuar zyrtarisht, kënga më e re e Arilena Arës është kthyer tashmë në hit. “Last Train to Paris” (“Treni i fundit për Paris”), i sjellë n♪7 bashkëpunim me reperin e njohur rus, KDDK, po arrin sukses të madh në vendet e rajonit. Mjaftoi të transmetohej disa herë në radio, për t’u renditur menjëherë në 10 këngët më të dëgjuara të momentit.

Arilena Ara gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara ka nënshkruar me një prej shtëpive më të mëdha diskografike, Universal Music.
KDDK, nuk është i vetmi që ka kërkuar të bashkëpunojë me 19-vjeçaren. Këngëtarja ka incizuar projekte edhe bashkë me dy artistë të tjerë, emra të njohur në tregun ndërkombëtar që për momentin nuk janë bërë publikë.

Klipet me dy këngët e reja të prodhuara në studiot e Los Angelesi, do të publikohen në maj, krahas videos së “Last Train to Paris” xhiruar në kryeqytetin francez. Duket një periudhë mjaft e angazhuar, pasi Arilena ishte ftuar të performojë të shtunën në një prej organizimeve më të mëdha të muzikës në Evropë. Çdo vit në pranverë, artistët që kanë pushtuar top listat evropiane, mblidhen në Minsk për të performuar në arenën e festivalit muzikor “Hot & Top”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com