Lajme

10 April 2018

Rita Ora ofron një spektakël të vërtetë në mbrëmjen e “Dolce & Gabbana” në New York

Nuk është vetëm një këngëtare me zë brilant, por edhe një artiste me shumë stil. Bëhet fjalë për këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Orën, e cila ka qenë shpesh pjesë e eventeve më të rëndësishëm të modës, ku ka ndjekur nga afër prurjet dhe koleksionet më të fundit.

Rita shpesh në daljet e saj publike ka treguar se ka një markë veshjesh që e preferon më shumë se të tjerat, dhe kjo është D&G. Këtë herë nuk bëhet fjalë për veshje, por për një spektakël të vërtetë që ajo ka ofruar mbrëmjen e djeshme, si e ftuar speciale në party-n e “Alta Moda” të Dolce & Gabbana, event i cili u organizua në Standard Hotel në New York.

Të ftuar ishin shumë personalitete të famshme të botës së modës, artistë, këngëtarë, aktorë, të cilët u bashkuan në këtë organizim special, i cili erdhi menjëherë pas prezantimit të koleksionit më të ri të veshjeve dhe aksesorëve të dyshes Dolce & Gabbana. Ndërkaq, Rita shkëlqeu në performancën e saj, duke interpretuar disa nga hitet më të suksesshme të repertorit personal.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com