Ky model flokësh e ndryshon krejtësisht Xhesika Berberin…..
Flokët e kapura në gërsheta të vogla, të cilat njihen ndryshe si gërsheta afrikane kanë qenë shumë në modë në fillim të viteve 2000, por tashmë janë rikthyer sërish. Shumë vajza të njohura shqiptare, por dhe me famë botërore janë përfshirë nga trendi i gërshetave afrikane.
Duket se këtij trendi nuk i rezistoi as Xhesika Berberi, e cila ka publikuar në Instastory dy video ku shfaqet me një “look” të ri dhe kërkon mendimin e fansave.
Ky model i ri flokësh e ka transformuar tërësisht modelen shqiptare, duke i dhënë asaj një pamje krejt tjetër. Mirëpo, shndërrimi ka qënë vetëm i përkohshëm, pasi mesa duket ajo është penduar dhe me ndihmen e mikeshës së saj, modeles Arselajda Buraku, Xhesika është rikthyer si më parë.