Miss Universe Albania 2018, zbulohen surprizat dhe të ftuarit specialë
Edhe pak javë kanë mbetur nga finalja e madhe e MISS UNIVERSE ALBANIA 2018. Përvec datës, e Mërkurë 6 Qershor, “Vip Albania” që mban të drejtën e organizimit, ka bërë të njohur edhe të ftuarit e shkëlqyer që do të performojnë në nje show që arrin rekorde shikueshmerie në natën e transmetimit LIVE në Vizion Plus.
Spektakli, që është një ngjarje e rëndësishme me plot të ftuar, do të zhvillohet me 5 pjesë dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. MISS UNIVERSE ALBANIA tërheq vëmendjen për shkak të një ndërthurje mes konkursit tradicional të bukurisë dhe artistëve që i përfshijnë ato në performancat e tyre.
Aurela Gaçe, artistja me një karrierë 25 vjeçare, Ledri Vula, hip-hop reperi nga Prishtina, këngëtarja por ish-fotomodele më nje karrierë 18 vjeçare në showbiz Çiljeta Xhilaga dhe interpretuesi i baladave më të bukura, Ylli Limani, jane yjet qe do të shoqërojnë këtë mbremje për të mos u humbur.
Edhe një herë tjetër Pallati i Kongreseve do të mirëpres konkursin që zgjedh MISS ALBANIA që do të prezantojë Shqipërine në konkursin e 68-të, me 500 milion shikues, MISS UNIVERSE, live ne FOX. 24 vajzat fianaliste janë duke bërë edhe provat përgatitore në ambjentet e Harmonia Hotels Group në plazh Durres të cilat shfaqen në programin “DUKE PRITUR MISS UNIVERSE ALBANIA” çdo të Premte në 18:15 në Vizion Plus