“Kur të takova për herë të parë, nuk e mendoja se do bëheshe kaq e rëndësishme për mua”, dedikimi i Robertit por jo për Nora Istrefin
Robert Berisha konsiderohet si një nga meshkujt më simpatik të ekranit. Prej kohësh zemrën ja ka fituar Nora Istrefi, me të cilën tashmë ka edhe një vajzë. Por Roberti ka edhe një ‘dashuri’ tjetër në jetën e tij. Me siguri ju ka rënë në sy trupi i tij i formuar, është pikërisht palestra dashuria tjetër e madhe për të. “Kur të takova për herë të parë, nuk e mendoja se do bëheshe kaq e rëndësishme për mua”, ka shkruar bashkëngjitur fotos së postuar në rrjetin social Instagram.