Publikohet hiti i ri i Bebe Rexhës “Push Back” në bashkëpunim me Ne-Yo dhe Stefflon Don
Ne-Yo ka bashkëpunuar me Bebe Rexhën dhe Stefflon Don në videon e klipit “Push Back”.
Në regji të James Larese, ylli i muzikës RnB shfaqet në këtë bashkëpunim ndërkombëtar me bukuroshen shqiptare.
“Më pëlqejnë femrat që dijnë të vallëzojnë. Më pëlqejnë femrat që e njohin veten dhe zemrën e tyre. Ato që janë komode me trupin e tyre”, theksoi Ne-Yo kohë më parë.
Ne Yo po bën gati albumin e shtatë të tij “Good Man”, ku ka yje tjera të hip hopit.
Ndërkaq, Bebe Rexha është në prag të lansimit të albumit “Expectations”.