R-jan, reperi që u konfliktua me Feron sjell projektin e ri muzikor
Ai është reper i ri në skenë, por mjaft i përmendur kohëve të fundit në rrjetet sociale.
Arjan Sijarina, i njohur si R-jan është emër mjaft i njohur i skenës së fundmi, pas konfliktit që pati me reperin Fero.
Reperi nga Prishtina po punon aktualisht në realizimin e një projekti të ri me videoklip.
Në Instagram, ai ka publikuar një video ku tregon se shumë shpejt do të publikojë projektin e ri.
“Benz” titullohet kënga e re e R-janit që vjen edhe me videoklip.
Klipin ai e ka paralajmëruar me një video në rrjetin social Instagram.