Stresi rikthehet si një “Bad Boy”, përfundon në polici
Mesa duket telashet për reperin Stresi nuk kanë fund. Dy muaj pas zyrtarizimit të fejesës së tij me Kejsin, pas një lidhjeje 4-vjeçare, Stresi përfundon sërish në Policinë e Tiranës.
Burime nga policia bëjnë me dije se pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, uniformat blu kanë shoqëruar për në komisariat shtetasin Arkimed Lushaj. Stresi së bashku me disa të rinj të tjerë janë shqëruar nga Policia e Tiranës pasi në lokalin ku ata qëndronin janë gjetur doza të lëndës narkotike kokainë.
Menduam se aventurat si një “bad boy” mbaruan me fejesën e Stresit por mesa duket nuk rezultoi kështu.