Ardian Bujupi publikon produksionin muzikor në gjuhën gjermane “Arigato”
Ardian Bujupi vazhdon të jetë ndër këngëtarët më aktiv të skenës me koncerte dhe prurje të reja muzikore. Ardiani ka publikuar edhe projektin e tij më të ri muzikor “Arigato”.
Kënga është pjesë e albumit të tij më të fundit, dhe ashtu sikurse dhe produksionet e tij të fundit muzikore është në gjuhën gjermane. Klipi i këngës është mjaft i veçantë dhe është realizuar në Dubai.
Pritet që muajt në vazhdim, këngëtari të lansojë edhe disa këngë të reja, disa prej të cilave pritet të jenë edhe bashkëpunime.