Lajme

13 April 2018

Vajza e Aurela Gaçes ngjitet në skenë për një kauzë që do iu emocionojë

Aurela Gaçe është jo vetëm zëri brilant i skenës shqiptare por edhe një artiste me zemër të madhe. Ajo vazhdimisht iu është bashkuar pa kushte, nismave me karakter social, bamirës, për t’u kthyer sadopak buzëqeshjen njerëzve, dhe aty ku ka vend për ndihmë, të jap më shumë nga vetja.

Ashtu siç i vijnë natyrshëm, Aurela flet edhe për kauza të mëdha. Një prej tyre ishte edhe koncerti që u organizua në datë 11 Prill, në sheshin Skënderbej, “Një këngë për jetën”, ku të ardhurat e mbledhura nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me kancer.

Por, gjatë performancës, ka qenë vajza e madhe e këngëtares e cila i ka kërkuar që të ngjitet në skenë. Kjo gjë e ka emocionuar pa fund Aurelën, e cila ka postuar një foto me të në instagram, bashkë me disa fjalë që me siguri do ju prekin zemrën sepse është tepër kuptimplotë dhe i ndjerë.

“Mbrëmë vajza më kërkoi të ishte në skenë. E mori vesh pse do të këndonim në shesh. Mbase nuk e kupton saktësisht çfarë ndodh, por jam mësuar që i flas si të jetë e madhe. E mësoj që të japë nga vetja, le të jetë ky hap i vogël që nesër të japë më shumë nëse dikush ka nevojë. Ajo pa lotët e mi duke parë videot e fëmijëve të sëmurë dhe pyetjet nuk pushonin. Po pse janë sëmurë? Por çfarë duhet që ata të shërohen? Po pse ata prindër kërkojnë ndihmë? Faleminderit “Një këngë për jetën” që na bëtë pjesë të kësaj nisme që shpresoj të bëhet sadopak ndihmë për ata fëmijë. Si prind e njeri, uroj e lutem për shërim të plotë të fëmijëve, u kthefshin në familjet e tyre, të fortë, të bukur, që të jetojnë jetën mes familjes që i do më shumë se gjithçka në botë”, ka shkruar Aurela në rrjetin social Instagram.

Mbreme vajza me kerkoi te ishte ne skene . E mori vesh pse do te kendonim atje ne shesh. Mbase nuk e kupton saktesisht cfare ndodh, por jam mesuar qe I flas si te jete e madhe . E mesoj qe te jape nga vetja …le te jete ky nje hap I Vogel qe neser te jape me shume nese dikush ka nevoje. .. Ajo pa lotet e mi duke pare videot e femijeve te semure, dhe pyetjet nuk pushonin. Po pse jane semure? Po cfare duhet qe te sherohen? Po pse ata prinderit kerkojne ndihme? . I thashe se spitalet kushtojne shume, se nuk duhet vetem nje gjilpere por shume…. uroj qe keto pyetje ti bejne edhe te rriturit, t'ja bejne vetes. Nese une do te Isha ne vendin e ketij prindi???? Sikur te Isha une ne ate vend e askush te mos çante koken? . Faleminderit @njekengeperjeten qe na bete pjese te kesaj nisme qe shpresoj te behet sadopak ndihme per ata femije . SI PRIND E NJERI, UROJ E LUTEM PER SHERIM TE PLOTE TE FEMIJEVE, U KTHEFSHIN NE FAMILJET E TYRE, TE FORTE E TE BUKUR, QE TE JETOJNE JETEN MES FAMILJES QE I DO ME SHUME SE GJITHCKA NE BOTE. #faleminderit te gjitheve ju qe erdhet e degjuat klithmen e prinderve e femijeve te semure. .

A post shared by email info@managementgroup.al (@aurelagaceofficial) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com