Blerina Braka na prezanton me bashkëshortin e saj….
Pjesa më e madhe e personazheve të njohur publik preferojnë ta mbajnë të fshehtë jetën e tyre private. Njëra prej këtyre personazheve është këngëtarja Blerina Braka e cila është martuar para një viti e gjysmë, por vetëm së fundmi, ajo e ka treguar këtë gjë përmes një fotoje në Instagram.
Blerina përveç martesës, ajo do të bëhet nënë për herë të parë së shpejti. Gjithë këto ngjarje të bukura, sigurisht që Blerina po i jeton me partnerin e saj. Ky i fundit është i panjohur për publikun pasi Blerina e ka mbajtur shumë larg vëmendjes së mediave.
Por sot përmes një postimi në Instagram, Blerina na ka njohur me bashkëshortin e saj. Të përqafuar, teksa bashkëshorti i dhuron një puthje.