Lajme

14 April 2018

Robert Berisha:”Unë dhe Nora do të jemi së bashku deri sa vdekja do të na ndajë”

Këngëtari i njohur Robert Berisha së fundmi ka treguar të rejat më të fundit në karrierën e tij duke thënë se gjithçka po i ecën mjaft mirë në fushën e muzikës. Berisha nuk ngurroi të flasë edhe për jetën private dhe marrëdhënien me bashkëshorten e tij, këngëtaren Nora Istrefi.

“Unë dhe Nora do të jemi së bashku deri sa vdekja do të na ndajë. Unë jam krenar dhe e them haptazi që mua më njohin prej Norës, sidomos në Shqipëri. Padyshim që fansat njohin dhe duan më shumë Norën”, është shprehur Roberti.

Në vazhdimin e bisedës, ai ka rrëfyer edhe për punët e shtëpisë, disa prej të cilave ka thënë se i kryen vetë, madje me shumë kënaqësi.

“Me pazarin merrem gjithmonë unë. Nuk e kam problem që t’i ndërroj pampersin vajzës, apo edhe ta laj. Gjithashtu më pëlqen shumë edhe të gatuaj. Pastat i gatuaj gjithmonë unë”, ka vazhduar ai.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com