Lajme

14 April 2018

Elhaida Dani bën ëndrrën e saj më të madhe realitet….

Që prej interpretimit në Festivalin Europian, Elhaida Dani u bë pjesë e spektaklit muzikor “Notre Dame de Paris”, në Pallatin e Kongreseve në Paris dhe pas disa performancave atje, nisi një tur ndërkombëtar në disa prej skenave më prestigjioze të botës.

Stacioni i fundit i Elhaidës është teatri i famshëm i Moskës, që sipas postimit të saj ka qënë gjithmonë një ëndërr e saj.

Në profilin e saj në Instagram, Elhaida, e bërë gati për rolin që interpreton në skenën e madhe, shkruan: “Ëndrrat bëhen realitet! Duke performuar sonte për herë të parë në një ndër skenat më të rëndësishme botërore! Pallati i Kremlinit! Pallati i Kongreseve, Moskë…”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com