Lajme

16 April 2018

Ska rëndësi nëse është modele, Gigi Hadid e adhuron ushqimin

Të jesh modele nuk është aspak e thjeshtë, kërkon shumë sakrifica por midis të cilave edhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj ushqimit për të pasur linjat që ai profesion kërkon.

Madje të qenit një ëngjëll i “Victoria Secret” si në rastin e Gigi Hadid regjimi ushqimor është më i rreptë se në çdo rast tjetër.

Por duket se Gigi e dashuron ushqimin dhe këtë e ka treguar motra e saj Bella në një video që ka publikuar në rrjetet sociale ku modelja duket shumë e lumtur ndërkohë që është duke ngrënë një hamburger.

Gigi na tregoi edhe një herë se ushqimi është një nga kënaqësitë më të mëdha në jetë pavarësisht në qoftë se je modele pasarelash apo dikush me profesion të zakonshëm.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com