“Magjia” e Coachella, The Weeknd rikthehet me Bella Hadid
Këngëtari me origjinë kanadeze ka dhuruar plot emocione me performancat e tij të ndjera në festivalin vjetor të “Coachella”.
Ai këndoi hitin më të fundit “Call Out My Name” që është pjesë e albumit “My Dear Melancholy”. Performanca e tij preku publikun pasi këngëtari ende dukej zemërthyer nga Selena Gomez.
Gjatë pjesës tjetër të festivalit ai ka qenë gjatë gjithë kohës në shoqërinë e ish të dashurës së tij, Bella Hadid për të cilën thuhet se i kushtohet një këngë e albumit.
The Weeknd është shprehur se ndjen mall për kohët që ka kaluar me Bella-n dhe do të donte të rikthehej me të. Burime pranë tyre kanë konfirmuar për “US Weekly” se ish çifti kanë rikthyer ndjenjat e vjetra dhe kanë flirtuar e shkëmbyer puthje gjatë gjithë festivalit.
Ai gjithashtu është parë edhe i shoqëruar nga ish e dashura e Justin Bieber, Chantel Cheffries vetëm për të marrë hak ndaj tij dhe Selenës.