Udhëtimi i Elvana Gjatës në Milano nuk shkoi si duhet, këngëtares i vjedhin…..
Artistët janë gjithmonë në lëvizje dhe udhëtimet janë një pjesë e pandashme e jetës së tyre. Arsyeja janë koncertet e ndryshme dhe projektet e tyre muzikore.
Edhe këngëtarja Elvana Gjata së fundmi ka qënë në Milano, e shoqëruar nga miku i saj i ngushtë, Valdrin Sahiti.
Por duket se diçka e pakëndshme ju ka ndodhur gjatë udhëtimit, pasi Elvanës i kanë vjedhur pasaportën.
Lajmin e ka bërë të ditur Valdrini nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’.
“Kam diçka nga vjedhja e pasaportës. Ngushëllime Elvana”, shkruan ai bashkëngjitur fotos.