Bebe Rexha dhe Eminem performojnë së bashku në “Coachella”
Festivali “Coachella Valley Music and Arts Festival” tashmë ka filluar dhe po mbledh rreth vetës emra të njohur të muzikës.
Në skenën e këtij festivali është ngjitur edhe këngëtarja Bebe Rexha për të performuar së bashku me Eminem këngën “The Monster”.
Këngëtarja Bebe Rexha edhe pas performancës ka qenë e shokuar nga ky bashkë interpretim. Këngëtarja, e cila ka qenë edhe bashkë autore e tekstit “The Monster”, asnjëherë nuk e kishte menduar se do të performonte në skenë së bashku me këngëtarin.
Ajo, përmes llogarisë së saj në “Twitter”, ka shkruar në lidhje me këtë interpretim.
“Sapo performova “The Monster” së bashku me Eminem në “Coachella”. E kam shkruar këtë këngë në vitin 2013 në një kohë kur mendoja se nuk do arrija që t’i realizoj ëndrrat e mia. Pesë vite më vonë, heroi im më ftoi në një nga skenat më të mëdha botërore për të kënduar këtë këngë që ka shumë kuptim për mua”.
Në skenë për të performuar këngë të ndryshme gjatë këtij koncerti Eminem kishte ftuar edhe këngëtar të tjerë si Dr Dre, Skylar Grey, 50 Cent, e shumë të tjerë.