Grupi “One Direction” mund të bashkohet sërish?
Pak kohë më parë në një gazetë gjermane, Liam Payn është shprehur se ndoshta grupi “One Direction” mund të bashkohet sërish sepse të gjithë djemtë kanë folur me njëri-tjetrin për këtë gjë. Megjithatë ende nuk dihet nëse grupit do t’i bashkohet edhe Zayn, duke qenë se ai ishte i pari që hoqi dorë në vitin 2015.
Madje dhe anëtari tjetër, Niall Horan ka thënë se ai do të lërë çdo gjë nëse grupi do të kërkojë rikthim. Megjithatë duhet pritur në vazhdim për të parë nëse djemtë do të bashkohen realisht me njëri-tjetrin.