Një “Djalë i keq” si Stresi mjaft i dashuruar…
Dashuria mund të kthejë një “djalë të keq” si Stresi në personin më romantik. Edhe pse ideja e një “Bad Boy” të krijon përshtypjen se Stresi do e kishte të vështirë të binte seriozisht në dashuri ngjarjet e fundit kanë treguar krejt të kundërtën.
Pak kohë më parë pushtoi median lajmi se reperi i njohur ishte fejuar. Vajza e cila tashmë ka statusin e të fejuarës së tij është personi që Stresi do më shumë dhe jo më kot nuk nguron që ti dedikojë asaj fjalë zemre në çdo moment.
Këtë herë duket se nostalgjia e ka kthyer pas në kohë, teksa më fotot e postuara në ‘Instagram’, krah së fejuarës dedikon pak fjalë. “Besa besë besën kam dhënë”, ka shkruar Stresi. Ndërsa në foton tjetër shkruan: “Djali i keq i dashuruar”.