Cristiano Ronaldo akoma i dashuruar me Irina Shayk?
Cristiano Ronaldo dhe Irina Shayk kanë qenë një nga çiftet më të përfolur dhe më të dashur për publikun ndërkombëtar. Por marrëdhënie e tyre mori fund para 3 vitesh dhe secili prej tyre ka nisur jetën e re larg njëri tjetrit.
Cristiano është babai i 4 fëmijëve dhe është në një lidhje me Georgina Rodriguez ndërsa supermodelja është martuar me Bradly Cooper dhe kanë një vajzë së bashku. Por mesa duket ndjenjat e futbollistit për 32-vjeçaren nuk janë larguar.
Një shoku i tij ka thënë për “The Sun” se ai është akoma i dashuruar me Irina Shayk . Çifti filloi të dilnin në vitin 2010, por supermodelja i dha fund para 3 vitesh.
“Atij i vjen keq për mënyrën sesi marrëdhënia e tyre përfundoi dhe ende interesohet për jetën e saj. Ai kurrë nuk e mendoi se Irina do të largohej”, shtoi burimi.
Modelja tani ka një vajzë me aktorin Bradley Cooper dhe burimi u shpreh se Cristiano është xheloz për marrëdhënien e tyre.