“I morëm mësysh”, aksidentohen Almeda Abazi dhe Tolgahan
Almeda Abazi, ish-missi shqiptar e cila aktualisht prezanton “Dancing with the stars”, çdo javë pas spektaklit shkon në Stamboll për të qëndruar pranë bashkëshortit.
Mbrëmjen e djeshme ajo postoi disa foto të mrekullueshme nga një darkë romantike e cila nuk ka përfunduar siç duhej.
Duke dalë nga parkingu i restorantit, çifti janë aksidentuar nga një taksi e cila ka përplasur makinën e tyre.
Pas aksidentit, Tolgahan priti policinë dhe iu nënshtrua një testi alkooli. “Faleminderit Zot shpëtuam paq”, ka thënë aktori.
Për fat të mirë nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.