Zanfina Ismaili kthehet pas në kohë, kujton ditët kur me valixhen në dorë…
E inspiruar nga motra e saj e madhe, Adelina, këngëtarja Zanfina Ismaili u gjend që në moshën katër vjeçare përpara kamerave.
Ndërsa jemi te periudha e fëmijërisë, së fundmi ajo vendosi që të ndajë me ndjekësit e saj një fotografi të veçantë të realizuar kur ajo ishte shumë e vogël.
Zanfina shihet me një valixhe në dorë, të cilën e tërheq pas vetes, e siç ishte shprehur në një intervistë më parë, mesazhi i dhënë nga ajo në këtë fotografi ishte: “Po shkoj për të jetuar jashtë vendit”.
Tani ajo qesh me këtë fotografi, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar vetëm fjalët “Duke u larguar”.