Charlize Theron tregon se shtoi 22 kilogramë për t’u përshtatur me rolin kinematografik
Aktorja e famshme nga Afrika e Jugut, Charlize Theron për herë të parë gjatë një interviste ka treguar sesa i vështirë ishte aktrimi në filmin “Tully”. Ky film flet për vështirësitë e një nëne obeze dhe për t’ju përshtatur sa më mirë këtij roli aktorja bukuroshe shtoi plot 22kg.
Ajo u shpreh se për javë të tëra alarmi e zgjonte çdo mesnatë për të ngrënë ushqime kalorike derisa të arrinte peshën e kërkuar. Javët e para ishin argëtuese për të por më pas situata u kthye në një ferr të vërtetë. Charlize shtoi se ishte e tmerrshme edhe për dy fëmijët e saj të vegjël të adoptuar të cilët mendonin se ajo ishte shtatzëne dhe i kërkonin vazhdimisht lindjen e bebes së re.
Fituesja e çmimit “Oscar” përfundoi intervistën e saj duke thënë se i’u desh më shumë se 1 vit e gjysmë për t’u rikthyer në peshën dhe format fillestare trupore. Për të, ky ishte roli më i vështirë që ka realizuar ndonjëherë.