Lajme

20 April 2018

“Në Kanë vihet për të parë, jo për të të parë”, vendimi i papritur i Festivalit të Filmit në Kanë

Festivali i Filmit i themeluar në vitin 1946, do të mbahet edhe këtë vit në Kanë, Francë. Festivali i 71-të i Filmit në Kanë është planifikuar të mbahet nga 8 deri më 19 maj 2018.

Një prej drejtuesve të Festivalit të Filmit, Thierry Fremaux, gjatë konferencës për shtyp u shpreh se slogani i këtij edicioni do të jetë: “Në Kanë vihet për të parë, jo për të të parë”.

Gjithashtu ai citoi se “selfie” nuk do të lejohen të realizohen në asnjë moment gjatë festivalit.
“Selfie-t? 9 në 10 prej tyre janë të shëmtuara. Nuk do të lejohen, sepse zbehin rëndësinë e tapetit të kuq”, u shpreh ai.

Festivali i Filmit në Kanë, në këtë edicion nuk do të lejojë as “selfie” dhe as filmat e “Netflix”. Pasi ditë më parë, vetë Ted Sarandos pohoi se filmat e kësaj platforme nuk do të lejohen në këtë edicion, pasi nuk janë aq të suksesshëm sa priten të jenë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com