Lajme

20 April 2018

Jenna Dewan pas ndarjes nga Channing Tatum heq mbiemrin e tij nga Instagrami

Disa javë më parë të gjithë u habitën kur morën vesh lajmin aspak të mirë, që çifti i famshëm, Jenna Dewan dhe Channing Tatum i dhanë fund martesës së tyre. Përmes një statusi të njëjtë në profilet e tyre në Instagram, Jenna dhe Channing treguan se rrugët e tyre u shkëputën pas 9 vitesh martesë.

Ata vazhdonin të mbeteshin miq të mirë, dhe ta donin njëri-tjetrin. Gjithsesi, edhe pse duket se nuk janë ndarë me armiqësi, sërish Jenna nuk mund të mbante më mbiemrin e ish-bashkëshortit në Instagram. Menjëherë pas ndarjes, ajo e ka hequr duke mbajtur vetëm të sajin.

Nga ana tjetër Channing, vazhdon ta ndjekë ish-bashkëshorten në Instagram. Në foton e fundit që ka publikuar Jenna, ai madje ka bërë “Like”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com